Gazetarja bukuroshe vjen me poza provokuese
03 mars 2020
| 16:15
Diletta Leotta është një nga gazetaret sportive më seksi në Itali. Përveçse një gazetare e zonja, ajo tërheq vëmendjen edhe me pozat provokuese që bën në rrjetet sociale.
Leotta është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku numëron 6.1 milionë ndjekës. Së fundmi, gazetarja ka zbuluar se ndodhet me pushime në një vend ku po bie shumë dëborë.
Teksa po shijon shëtitjet në borë, bukuroshja italiane gjithashtu nuk ngurron që të postojë edhe ndonjë foto provokuese.
Në “Instastory”, Diletta ka publikuar një video ku shfaq këmbët e saj të tonifikuara, duke mos i lënë vend imagjinatës së fansave.