Gazetarja Cheng Lei lirohet pas tri vjetëve paraburgim në Kinë
Gazetarja Cheng Lei është kthyer në shtëpinë e saj në Australi, pas më tepër se tri vjetëve të kaluara në paraburgim në Kinë, raporton BBC.
“Ajo është pritur në aeroport nga Ministri i Jashtëm, Penny Wong”,ka njoftuar kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.
Cheng Lei po punonte si gazetare e ekonomisë për stacionin televiziv të Kinës, CGTN, kur u arrestua më 13 gusht të vitit 2020. Ajo punonte në kanalin në gjuhën angleze.
Ajo u akuzua më vonë për “spiunazh”.
Akuzat ndaj saj kurrë nuk u bën publike dhe kur nuk pati një dënim.
Albanese ka thënë se ajo është bashkuar me dy fëmijët e saj në Melbourne.
“Qeveria ka kërkuar për një kohë të gjatë kthimin e saj”, ka thënë Albanese.
Ai ka thënë se çështja është mbyllur nëpërmjet “proceseve gjyqësore në Kinë”.
Cheng kishte kaluar gjashtë muajt e parë të paraburgimit në izolim dhe pa akuza.
Në gusht, ajo foli për herë të parë publikisht për arrestimin e saj, duke iu adresuar popullit australian me një letër publike.