Gazetarja dhe bashkëpunëtorja e Haqif Mulliqit me lot në sy: S’dua t’i them kurrë lamtumirë
26 korrik 2023
| 20:59
Donika Shahini Lami, bashkëpunëtorja e Haqif Mulliqit, është emocionuar në Frontal të T7 teksa ka folur për vdekjen e gazetarit dhe dramaturgut.
Ajo ka thënë se Mulliqi ishte një person patriot e njeri i pendës.
“Ishte, është dhe do të mbetet gjithmonë njeri I madh i pendës, një patriot i pashoq, një mik i pashoq”, ka thënë ajo.
”Dje ishte një ditë shokuese për ne, me shumë mundim gjeta forcë të shkruaja e ta pranoja. Nuk do t’ia them lamtumirën kurrë“, ka thënë ajo.
Mulliqi ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, të martën e 25 korrikut.