Gazetarja e Klan Kosova: “Veseli në disponim shumë të madh, Thaçi goxha nervoz, Selimi i përshëndeti të gjithë”

01 prill 2025 | 23:42

Dëshmitari i fundit i Dhomave të Specializuara në rastin “Thaçi dhe të tjerët” e ka dhënë dëshminë e tij me shkrim, ndonëse ishte paraparë që i njëjti të jetë fizikisht në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues e ka ditur që i njëjti nuk do të paraqitjes sot as me video-lidhje, sikurse kishte kërkuar urgjentisht para dy javësh Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Megjithatë, i ka thirrur në gjykatë katërshen lidere të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Gazetarja Rina Mujku e cila po qëndron në Hagë ka dhënë detaje mbi gjendjen emocionale të Thaçit, Veselit e Selimit.

“Duke e ditur se sot do të përfundonte rasti i ZPS-së dhe do të ishte dëshmitari i fundit, jemi përpjekur që nga galeria e publikut, ku ka pasur shumë pak persona që e kanë ndjekur këtë gjykim nga afër, jemi përpjekur që të shohim nga lartë se cili është disponimi i kësaj tresheje që kanë qenë të pranishëm sot”.

“Mund të themi se Rexhep Selimi i ka përshëndetur përzemërsisht të gjithë ata që kanë qenë e ndjekur këtë proces, po ashtu Kadri Veseli ka qenë në disponim shumë të madh, gjëra këto që nuk shihen në transmetimet direkte të Speciales, ndërsa ish-presidenti Thaçi ka qenë goxha nervoz, sikurse është paraqitur qysh prej vdekjes së babait të tij në të gjitha seancat”, tha Mujku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet…