Gazetarja e njohur rrëfen me lot në sy luftën me tumorin, tregon gabimin më të madh që e ka bërë
17 nëntor 2023
| 12:09
Gazetarja Entela Barjamaj në një rrëfim sa profesional, aq edhe jetësor, ka treguar për herë të parë në studion e “Ftesë në 5” luftën e saj me tumorin dhe gjithë përpjekjet që ka bërë për të menaxhuar të gjithë situatën me veten.
“Kam bërë një gabim. Nuk kam punuar me një psikolog”, ka rrëfyer e prekur Entela, e cila ka luftuar kancerin e gjirit dhe ka zgjedhur që kontrollet mjekësore t’i kryejë në Angli, me dëshirën dhe sugjerimin e bashkëshortit të saj. Më pas, Entela ka vendosur që ndërhyrjen ta bëjë në Shqipëri, me mjekët e spitalit onkologjik. Gazetarja ka treguar se në asnjë moment nuk ka pranuar ta mënjanojë punën, por paralelisht me të, duke qenë e angazhuar, e ka përballuar më mirë këtë periudhë të vështirë.