Gazetarja e televizionit të pavarur rus, shpallet nga Moska agjente e huaj
Prezantuesja e televizionit të pavarur Dozhd, Natalya Sindeyeva, është shpallur agjente e huaj nga autoritetet e sigurisë në Rusi.
Së bashku me të u shpall agjentë edhe dy kolegët e saj, në aksionin më të sigurisë të organeve të sigurisë në Rusi.
Agjencia e lajmeve France Press raporton se emrat e Natalia Sindeyeva, Valdimir Romensko dhe Ekaterina Kotrikadze, u shfaqën në listën e “agjentëve të huaj” të ministrisë ruse të Drejtësisë.
Këtë epitet autoritetet ruse ua dhanë për kinse “aktivitetet e tyre politike”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse të Drejtësisë.
Televizioni Dozhd u themelua në vitin 2008 dhe ka përcjell çdo aktivitet të opozitës ruse e lëvizjet protestuesve, kurse vitin e kaluar ky televizion u cilësua si “agjenturë e huaj”.
Të gjitha ato media të pavarura në Rusi, përfshirë radiostacionin Echo of Moscow dhe Dozhd TV, janë mbyllur apo u është pezulluar puna në Rusi.
Dozhd përfundoi punën në Rusi dhe ndaloi transmetimin me një shfaqje emocional më 3 mars, më pak se dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ky televizion vazhdoi me transmetim me 18 korrik nga Letonia fqinje.