Gazetarja gjermane lirohet nga burgu në Turqi
Një gjykatë turke urdhëroi sot lirimin me kusht të një gazetareje dhe përkthyeseje gjermane, burgosja e të cilës që prej tetë muajsh pas akuzave për pjesëmarrje në një organizatë terroriste ka irrituar Berlinin.
“Një gjykatë e Stambollit urdhëroi lirimin me kusht të gazetares, Mesale Tolu dhe pesë të bashkakuzuarve”, theksoi në Twitter kabineti i avokatëve, që i përfaqëson.
“Megjithatë, Tolu e ka të ndaluar largimin nga Turqia dhe duhet të paraqitet në komisariat një herë në javë”, theksoi Heike Hansel, një deputete gjermane e partisë së majtë radikale “Die Linke” që mori pjesë në seancën gjyqësore.
Një prokuror turk kërkoi më herët lirimin e gazetares së burgosur gjermane, Mesale Tolu pas një gjyqi të zhvilluar në Stamboll, përcjell Atsh.
Gazetarja dhe përkthyesja 32-vjeçare e agjencisë së lajmeve ETHA, Tolu u arrestua më 30 prill në apartamentin e saj, në Stamboll.
Tolu është akuzuar për propagandë terroriste dhe anëtarësim në një organizatë terroriste, në partinë ekstreme të majtë MLKP.