Gazetarja kroate në lidhje të fshehtë me ish-futbollistin e Real Madridit
18 janar 2022
| 13:49
Javën e fundit, mediat kroate dhe të huaja kanë mbushur rubrika me takime romantike mes ish-kapitenit të Real Madridit, Fernando Hierro 53-vjeçar dhe gazetares kroate Fani Stipkoviç 39-vjeçare.
Paparacët i kapën ata teksa po largoheshin nga një restorant në Madridi ku kishin darkuar.
Dyshja thuhet se janë bashkë për më shumë se dy vjet, por lidhja ende nuk është pranuar publikisht. Ata u zhvendosën gjatë izolimit, pranë Madridit, ku Fanny ka ndërtuar një karrierë prej vitesh. Ata nuk janë fejuar, por as këtë mundësi nuk e kanë përjashtuar, ka thënë për Story.hr një burim i afërt me çiftin.
Ata i ka bashkuar puna, pra dashuria për sportin dhe prezantuesja ka magjepsur edhe familjen e Fernandos dhe fëmijët e tij.