Gazetarja me kërkesë për protestën e nesërme: Nëse t’ka prek ndonjë rrëfim lufte, dil e protesto
Nesër në ora 14:00, do mbahet një protestë kundër dënimit që iu nda një nga ish-luftëtarët e UÇK-së, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me plot 26 vite burg.
Protesta u organizua nga PSD dhe do mbahet në sheshin Zahir Pajaziti.
E, thirrje për të dal në këtë protestë, ka bërë edhe gazetarja Edona Gashi, vajza e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë.
Ajo ka emocionuar me thirrjen që ka bërë për këtë protestë.
“Nëse një ditë je ndje i/e emocionuar për një rrëfim nga lufta, je përlot dhe ke shpreh mllef e urrejtje ndaj serbit, nëse t’u ka rrëqeth trupi kur e ke dëgju Hymnin e Flamurit, nëse ndonjëherë s’të zë gjumi natën nëse të kujtohet një skenë e tmerrshme e ndodhur në luftë, DIL E PROTESTO!
Mos harro, ata që po gjykohen e dënohen sot, dje kanë luftu për LIRINË tënde!” shkroi ndër tjera ajo.