Gazetarja ruse Daria Aslamova shpallet person i padëshirueshëm në Kosovë
07 gusht 2022
| 10:54
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur gazetaren ruse, Daria Aslamova si person të padëshirueshëm.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Aslamovas i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.
“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Sveçla.