Gazetarja ruse ia vë flakë vetes pasi policia ia bastisë shtëpinë
04 tetor 2020
| 18:53
Redaktorja e një ueb-faqeje ruse të lajmeve ka ndërruar jetë pasi ia ka vënë flakën vetes para një selie rajonale të policisë të premten.
Kjo ka ndodhur një ditë pasi oficerët e policisë ia kanë kontrolluar rezidencën e saj, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Komiteti Hetimor i Rusisë e ka konfirmuar vdekjen e Irina Slavina – redaktore e Kolza.Press.
Salvina të premten ka raportuar se shtëpia e saj është kontrolluar nga policia, pa e pasur të qartë natyrën e kontrollit.
Ndërsa faqja e pavarur e lajmeve Meduza ka raportuar se Salvina ka lënë një mesazh në Facebook duke thënë se për vdekjen e saj duhet të fajësohen autoritetet ruse.