Gazetarja serbe e bën shqiponjën, solidarizohet me shqiptarin bukëpjekës në Beograd
04 maj 2019
| 00:29
Vera Rankoviq, ish-korrospodente dhe redaktore e RTS-së ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin shqiptar.
Rankoviq e bëri këtë veprim në shenjë përkrahje të furrës “Roma” në Serbi, ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën, u detyrua të largohet nga Beogradi për shkak të protestave të qytetarëve.
Bashkë me këtë fotografi të postuar ajo ka thënë se kjo është përgjigja e saj ndaj fashistëve nga Borça.
“Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo.
Komentet e qytetarëve serb kanë qenë të ndryshme, ku nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar./ Sot News/