Gazetarja serbe, mediave të Vuçiqit: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

28 maj 2023 | 17:22

Gazetarja serbe Vera Rankoviq ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar në mënyrë të pavërtetë rreth gjendjes ndodhur, dy ditë më parë, në veri të Kosovës.

Rankoviq me anë të një shkrimi në “Facebook”, thotë se mediet e Vuçiçit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.

“Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiqit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë’”, shkruan Rankoviq.

“Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiçit dhe Radojçiçit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës”, shton ajo.

Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiqi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.

“Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiç do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiçit?”, pyet Rankoviq.

“Mos përdorni tituj nxitës si Informer”, përfundon gazetarja serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva e ka mbyllur sezonin 2022/23 në Albi Mall Superligën…