Gazetë me përgjegjësi profesionale dhe shtetndërtuese
Nga: Ismet Rashiti, publicist
Gazeta e përditshme “Epoka e re” përgjatë dy dekadave ka qenë një dritare e veçantë e informimit dhe trajtimit të temave me interes shtetndërtues dhe kombëtar. Pavarësisht prej vështirësive të natyrave të ndryshme, “Epoka e re” ka arritur ta krijojë identitetin e vet të veçantë në botën shqiptare. Puna e madhe dhe përkushtimi i redaktorëve, gazetarëve dhe gjithë stafit tjetër kanë bërë që kjo gazetë jo vetëm të mbijetojë në tregun informativ, por edhe të sigurojë lexueshmëri të të gjitha profileve shoqërore.
Kontribut të veçantë ka dhënë sidomos themeluesi i saj, publicisti dhe gazetari Muhamet Mavraj, i cili edhe në rrethana pothuaj krejtësisht të pamundura i dha frymë gazetës “Epokës e re”. Dy dekada nuk janë pak, janë tepër shumë, sidomos në rrethanat e vështira të pasluftës, kur është kërkuar një informim i shpejtë dhe korrekt. Është ndër gazetat e vetme që i lëshoi hapësirë mërgatës shqiptare, kudo në botë, duke pasqyruar figura të mëdha kombëtare, ngjarje dhe informata të shumta. Gazeta “Epoka e re” është gazetë me përgjegjësi të lartë profesionale dhe shtetndërtuese ndaj lexuesit shqiptar kudo që ndodhet, i cili ka nevojë të madhe për një informim të tillë korrekt, kombëtar dhe profesional siç është “Epoka e re”!
Me “Epokën e re” erdhi një epokë e re në terrin informativ që mbretëronte gjatë viteve më të rënda. Urime dhe punë të mbarë për suksese të reja në të ardhmen!