Gazetës serbe “Kurir” i ngatërrohet Prishtina me Kurshumlinë (Foto)
23 qershor 2018
| 12:18
Pas paraqitjes spektakolare të shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrrës, Valon Behramit, Blerim Xhemajlit, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, mediat serbe kanë filluar luftën ndaj tyre.
Me Xherdanin po merren pse ai i ka në këpucë flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës, ndërsa Granit Xhaken e quajnë një djal të ri që luan për Arsenalin e që ka lindur në Bazel të Zvicrës para 25 vitesh, ndërsa familja e tij per në Zvicër kishte migruar nga Kurshumlia.
Këtë shkrim e shkruan gazeta serbe “Kurir” e cila mundohet ta zbutë humbjen e kombëtarës së tyre.