Gazi i Detit të Zi, “mollë sherri” për Rumaninë e Hungarinë
Një luftë ekonomike miliarda dollarëshe po zhvillohet në Evropën qëndrore dhe juglindore. Janë përplasje që lidhen me gazin dhe furnizimet prej Rusisë.
Në pjesën rumune të Detit të Zi, sipas “DW”, janë zbuluar vitet e fundit burime gjigante gazi natyror dhe disa prej tyre janë mbyllur sërish.
Përllogaritjet tregojnë se bëhet fjalë për paktën 40 miliardë metër kubik, por sasia mund të jetë edhe 200 miliardë metër kubik, e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e gjithë Rumanisë për dekadat e ardhshme, por edhe për të eksportuar gaz.
Për të transportuar gazin nga Deti Kaspik në vendet evropiane, u planifikua ndërtimi i një gazsjellësi, BRUA, gërmat e të cilit tregojnë për vendet që marrin pjesë në të, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri, raporton “mapo.al”.
BRUA pritet të fillojë punën më 2019, sipas një projekti që përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për zhvillim, EBRD. Por siç ndodh shpesh në raste projektesh të mëdha në sektorin energjetike, mosmarrëveshjet nuk vonuan te shfaqen e këtë po e reflekton dhe sherri më i fundit, ai rumuno-hungarez për ligjet offshore rumune dhe sasinë që planifikohet të kalojë në BRUA-n hungareze.
Dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për zvarritjet e vonesat, ndërkohë që Hungaria, sipas eksperteve, po përpiqet të forcojë pozicionin, madje të dalë në krye të sektorit të energjisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Monopolit rus të gazit do t’i vijë fundi, deklaronte përpara pak kohesh Viktor Orban, I bindur se vendi i tij në këtë situate do të gjendet në një pozicion të ri gjeostrategjik, shumë me të favorshëm se sa më parë.