Gazi lotsjellës në protestën e sotme dyshohet të jetë nga Serbia

26 shkurt 2019 | 23:05

Në kulmin e protestës së opozitës përpara parlamentit pasditen e së martës, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Efekti ishte i fortë mbi të pranishmit.

Lot nga sytë, të vjella dhe bllokim të frymëmarrjes tek të gjithë që rendnin t’i shpëtonin tymit.

Protestuesit, por edhe krerët e partive u bënë thirrje forcave të rendit të mos hidhnin më tymuese për shkak të efektit shkatërrues që kishte mbi ta.

Nga një foto e siguruar në protestë, duket se policia ka përdorur gaz lotsjellës të tipit “MN-01 Muzzle blast”.
Sipas “Lapsi.al”, nga kërkimi në internet, rezulton se ky lloj gazi prodhohet në Serbi nga kompania “Trayal Corporation” me qendër në Krusevac.

Ndërkohë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tempora” në “Ora News”, deklaroi se analizat për gazin e hedhur në protestë nga policia do të dërgohen jashtë vendit.

“Me sa duket ia kemi marrë dorën. Efektet do të jenë gjatë natës. Ndjej dhimbje të kraharorit. Do të marrim analiza dhe do t’i çojmë jashtë Shqipërisë për të evidentuar gazin helmues që është hedhur në protestë. Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj ka pasur gjendje të vjellash pas marrjes së gazit,” u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë u mbajt një…