Gazmend Hoti zgjedhet kryetar i nëndegës së Nismës në Rogovë të Hasit

30 mars 2019 | 20:14

Gazmend Hoti është zgjedhur kryetar i nëndegës së Nismës Socialdemokrate në Rogovë të Hasit.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.

Ai ka thënë se ky proces model i ristrukturimit të nëndegës ka rezultuar me solidaritet, frymë bashkpunimi dhe entuziazëm për aktivitetet që i presin.

Postimi i plotë i tij: 

Takim me anëtarët e nëndegës së Nismës Socialdemokrate në Rogovë të Hasit!

Në prani të anëtarëve u bë ristrukturimi i nëndegës së Nismës Socialdemokrate në Rogovë të Hasit. Në mënyrë unanime u zgjedh struktura e re e nëndegës, me kryetar Mr. Gazmend Hoti.

Mirënjohje dhe falënderim për kryetarin e deritanishëm të nëndegës prof. Nystret Gashi, i cili me udhëheqjen e nëndegës deri më tani, ka treguar gatishmëri për të përfaqësuar kërkesat e qytetarëve të Rugovës në nivelin lokal dhe qendror.

Ky proces model i ristrukturimit të nëndegës rezultoi me solidaritet, frymë bashkpunimi dhe entuziazëm për aktivitetet që na presin.

Struktura e re e zgjedhur e nëndegës ka ndërthurjen më të mirë midis të rinjve më energjik të nëndegës dhe anëtarëve me kontribute që nga themelimi i nëndegës në Rogovë. 

Suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët Fakultetit Ekonomit të Kolegjit AAB kanë mësuar për mënyrën…