Gazmend Husaj vazhdon karrierën në Kuvajt

01 shtator 2022 | 14:17

Volejbollisti i spikatur Gazmend Husaj ka vazhduar karrierën përtej kufijve evropian, në Kuvajt te klubi me të njëjtin emër, Kuvajt Club.

Husaj, i cili është edhe anëtar i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), vazhdon karrierën në Kuvajt, pasi më herët kishte luajtur dhe kishte fituar shumë trofe në vende si Franca, Turqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përndryshe, ai ishte volejbollisti me minutazhin më të lart në ekipin nga Emiratet, Shabab Al Ahli, me të cilën fitoi ligën në mars të këtij viti.

Po ashtu, ai ka qenë kapiten i Kombëtares së Shqipërisë dhe mbetet padyshim volejbollisti më i mirë kosovar i të gjitha kohëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Hoxha Shefqet Krasniqi ka “befasuar” me fotografitë e fundit…