Gazmend Muhaxheri i lumtur me “Karagaçin”
08 tetor 2018
| 10:28
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes rrjetit social “Facebook”, është shprehur i lumtur me punët që janë bërë në Palestren e qytetit. Ai ka thënë se sportdashësit pejanë, tani e kanë sallën e gatshme për aktivitete të rregullta sportive.
Postimi i plotë i tij:
Palestra e Sporteve “Karagaçi,” në Pejë, po merr formën e duhur, sipas standardeve evropiane te FIBA-së.
Vendosja e parketit të ri, do t’i përmbush të gjitha kërkesat që tash e tutje në këtë palestër të zhvillohen garat ndërkombëtare të çdo lloji me standarde evropiane të nivelit të lartë! Sportdashësit pejanë, tani e kanë sallën e gatshme për aktivitete të rregullta sportive.
I juaji,
#GazMuhaxheri
#SportistetPejan
#ParketiiRi
#FIBA