
Gazmend Muhaxheri prin edhe me votat me kusht
27 tetor 2021
| 08:18
Gazmend Muhaxheri ka marrë edhe shumicën e votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Muhaxheri që vjen nga LDK-ja ka marrë 266 vota, pasohet nga Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 113 vota, derisa i treti është radhitur Rrustem Berisha i AAK-së me 86 vota.
Peja nuk do të shkojë në balotazh, pasi aty doli fitues Gazmend Muhaxheri i LDK-së që është edhe kryetari aktual i kësaj komune.
Ai ka fituar bindshëm duke marrë 60.41% të votave derisa kundërkandidati i tij që u radhit i dyti ishte Gazmend Agusholli i Lëvizjes Vetëvendosje i cili mori 22.36 % të votave.