Gazmend Oketa ikën nga Topi rikthehet në Partinë Demokratike
Gazmend Oketa, një nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike i cili ishte larguar drejt një projekti tjetër politik, por që është rikthyer së fundmi në partinë mëmë, ka komentuar mes të tjerave në emisionin “Tempora”, arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.
Sipas tij vendimi nuk ishte thjesht personal dhe as nuk kishte të bënte me marrëdhëniet e tij të mira me kreun e PD-së Lulzim Basha, por janë “1001” arsye, që nga protesta për Teatrin, studentët, banorët e Unazës së Madhe, korrupsioni i kësaj qeverie, etj.
“Nuk jam rikthyer nga që besoj se PD është bërë një parajsë, ku gjërat funksionojnë në mënyrë më përfekte siç duhet,– tha Oketa. “Nuk jam, kthyer për shkak të një marrëveshje personale me zotin Basha, pavarësisht marrëdhënieve korrekte që gjithnjë kemi pasur, nuk është thjesht një raport personal. Vendosa të rikthehem për 1001 arsye.
Protesta për Tetarin Kombëtar, protesta për taksën e Rrugës së Kombit, protesta e banorëve të Unazës së Re që nuk është protestë kundër projektit, por kundër aferës dhe kundër atij dëmshpërblimi të pandershëm që qeveria u propozon atyre.
Lëvizja Studentore ishte një moment. Nuk është një vendim që e mora brenda dy ditëve”,- deklaroi mbrëmë Gazmend Oketa