Gazmend Syla emërohet kryesues i Komitetit Ndërministror për Kompleksin ‘Adem Jashari’
Këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Syla, është emëruar kryesues i Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari.
Ai është zotuar se do të bëjë më të mirën e mundshme për ta finalizuar siç duhet Kompleksin Memorial në Prekaz.
Syla ka thënë se ky kompleks është pjesë e dhimbjes dhe krenarisë shqiptare.
“Jam emëruar kryesues i Komitetit ndërministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari. Falënderoj kryeministrin për besimin e dhënë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme, që të finalizojmë ashtu siç i ka hije këtë kompleks, që është pjesë e dhembjes dhe krenarisë sonë. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/