Gazmend Syla: Haradinaj asnjëherë nuk është gjunjëzuar para askujt
16 janar 2019
| 19:15
Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga lufta e UÇK-së, pas deklaratave të disa zyrtarëve shtetërorë se duhet hequr dorë nga taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë përshkak të kërkesave të miqve të ndërkombëtarë, ka reaguar përmes rrjetit social në “Facebook”.
Reagimi i plotë i Sylës:
Gjunjëzimi jonë para presionit për heqjen e taksës, do të shkaktojë pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit.
Edhe nëse ka ndërskamsa për rrëzimin e qeverisë, Ramush Haradinaj qoftë si pozitë, qoftë opozitë, apo kudo qoftë, nuk do të lejojë të shkelet interesi i Kosovës dhe dijniteti i popullit tonë, me asnjë çmim.
Nuk u gjunjëzuam asnjëherë, vazhdojmë të qëndrojmë drejtë. Faqebardhë!