Gazmend Syla i del në mbështetje kryeministrit
Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Ramush Haradinaj sa i përket zhvillimeve të fundit për taksën ndaj produkteve të Serbisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Republika e Kosovës i ka tri karta karshi Serbisë; 1. Të vrarët, të zhdukurit, shkatërrimet e luftës, 2. Dhënien e territorit, dhe 3. Srpska Zajednicën.
“Ramush Haradinaj shtoi edhe një kartë, e cila e ndryshoi lojën: Tregun e Kosovës (1 miliard euro në vit)”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë i tij:
Tri karta i ka Kosova karshi Serbisë:
1. Të vrarët, të zhdukurit, shkatërrimet e luftës
2. Dhënien e territorit
3. Srpska Zajednicen
Ramush Haradinaj shtoi edhe një kartë, e cila e ndryshoi lojën:
4. Tregun e Kosovës (1 miliard euro në vit)
Me cilën kartë dojmë me lujt? E para u djeg në kohën e Ahtisarit. Me të dytën e tretën kurrë. Na mbetet vetëm karta e Tregut. Nëse e djegim, shkalla e dëmtimit të interesave të vendit do të jetë e lartë, e mbase edhe tradhti. Sepse ose duhet të japim territore ose të krijojmë Zajednicën.