Gazmend Syla i OVL-UÇK-së viziton familjen Kurtaj: Mos na provokoni, Kosova ka shumë Azema
Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla ka vizituar familjen Kurtaj ku aty u prit nga kryefamiljari Hajrush Kurtaj.
Syla përmes një postimi në “Facebook” thotë se, Kosova është më e avancuara në Evropë sa i përket të drejtave të pakicave.
Duke shtuara se Kosova ka shumë Azema, Syla thotë se ‘Kushtetuta e Republikës së Kosovës është më e avancuara në Evropë sa i përket të drejtave të pakicave. Në këtë kontekst minoriteti serb që jeton në Kosovë është më i privilegjuari në kontinent.
Por, nëse ne provokohemi, do ja u kthejmë me masa proporcionale”, ka shkruar Gazmend Syla ndër tjera.
Postimi i plotë i Gazmend Sylës:
Sot në familjen Kurtaj, në fshatin Gabricë të Kaçanikut, në mikpritjen e axhes së Azemit, bashkëluftëtarit Hajrush Kurtaj, ish-komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, vëlla i dy dëshmorëve, Xheladinit dhe Danushit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është më e avancuara në Evropë sa i përket të drejtave të pakicave. Në këtë kontekst minoriteti serb që jeton në Kosovë është më i privilegjuari në kontinent.
Por, nëse ne provokohemi, do ja u kthejmë me masa proporcionale.
Kosova ka shumë Azema!