Gazmend Syla ia uron Luanit 46-vjetorin e lindjes
Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, në një postim në “Facebook”, ia ka uruar ditëlindjen e 46-të, Heroit të Kosovës, Luan Haradinajt, duke e quajtur vetë historia e Kosovës.
Postimi i plotë i Sylës në ‘Facebook’:
Data e lindjes: 17 nëntor 1973
Vendlindja: Gllogjan, Deçan
Prindërit: Hilmi Haradinaj dhe Ruke Brahimaj
Shkolla fillore: Irzniq
Shkolla e mesme: “Vëllezërit Frashëri” Deçan
Fakulteti: Kulturë Fizike, Universiteti i Tiranës
Përgatitjet ushtarake: Shqipëri me 1991
1993: Bashkëthemelues i UÇK-së
Pozita: Shef i Logjistikës – SHP UÇK (1994)
Aksionet e para: 1994
Vendet ku kreu aksionet: Irzniq, Baballoq, Deçan, Hulaj, Junik, karaullat kufitare,etj.
Vendi i rënies: Qafë Mullar, Has (zona kufitare)
Data e rënies: 6 maj 1997 (mosha 23 vjeçare)
Varrimi: Vlahen, Has
Rivarrimi: 24 gusht 1999 Gllogjan
Grada: Gjeneral Major
Dekoratat: Hero i Kosovës (Kosovë), Nderi i Kombit (Shqipëri).
Më pak fjalë ti je vet historia…