Gazmend Syla: KFOR-i të shtojë praninë te barrikadat në veri
Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, i ka bërë thirrje KFOR-it që të shtojë praninë e trupave të saj në pjesët ku janë të vendosura të gjitha barrikadat në veri të vendit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo do të ishte në të mirë të qytetarëve të asaj zone, por edhe gazetarëve.
“Unë apeloj në emrin e krejt gazetarëve që KFOR-i, nëse dëshiron të kontribuojë në sigurinë tonë, le ta dërgojë një ekip të sajin kudo ku ka barrikada”.
“Kjo ofron siguri edhe për qytetarët edhe e garanton njëfarë paqe të përkohshme në atë pikë, ku ka barrikada, se nëse shkojnë gazetarët janë të sigurt”, ka thënë Syla.
Sot gjatë ditës, në veri të vendit, është sulmuar një ekip i Klan Kosovës, ku është lënduar gazetarja Qendresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani, ndërsa në veturë ishin edhe gazetari Drin Demiri dhe kameramani Agon Bejtullahu.