Gazmend Syla kujton heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit
Gazmend Syla këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kujtuar sot në 20-vjetorin e rënies heroike heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit.
Postimi i plotë i tij:
Sot kujtojmë në 20 vjetorin e rënies heroike, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e Kombit:
Agron Osman Rama, Smolicë Gjakovë, komandant i Brigadës 134 “Bedri Shala”
Agim Bardh Zeneli – Çergashi Jabllanicë, Gjakovë komandant i Batalionit të Parë i Brigadës 132 „Myrtë Zeneli”;
Sejdi Avdyl Rama, Smolicë Gjakovë, ndihmëskomandant për Zbulim dhe Kundërzbulim i Brigadës 134 “Bedri Shala”
Agush Asllan Gjocaj, Rashiq Pejë, epror i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Daut Idriz Kelmendi – Zagragja, Banjë Istog, epror në Njësitin Diversant të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”
Luan Avdi Smajli, Jabllanicë Gjakovë, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”
Valon Muharrem Gashi, Buçan Pejë, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”
Bahtjar Avdyl Morina, Lubizhdë Malishevë, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”
Haxhi Hajdar Kleçka, Kleçkë Lypjan, luftëtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova” ZO Pashtrik
Gëzim Qazim Ademaj, Ratish i Poshtëm Deçan, epror i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”
Emrush Çaush Çetaj, Trubuhovc Istog, epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”
Naim Halil Dreshaj, Prigodë Istog, luftëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”
Sahit Abdurrahman Krasniqi, Ratkoc Rahovec, epror në Njësitin e Furnizimit të Zonës Operative të Dukagjinit
Ilir Rexhep Merturi, Gjyrgjevik i Madh Klinë, komandant i Togut për Intervenim të Shpejtë
Naim Xhafer Gashi, Sferkë Klinë, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”
Vesel Sejdi Avdyli, Drenoc Klinë, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”
Martirët e Rogovës së Hasit: Rrustem S. Morina me tre djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin; Ibrahim S. Kryeziu, Xhevdet B. Berisha, Zyber D. Shala, Adem Xh. Shala dhe Rifat H. Shala