Gazmend Syla: Kur e kam prek një herë kallashin e Luanit nuk kam fjet një javë

06 maj 2019 | 09:08

Drejtori i Zyrës për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së (ZÇKL) dhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Syla, i cili është edhe dajë i heroit Luan Haradinaj, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar vrasjen e Luanit 22 vjet më parë, se si gjyshja e tij u kishte thënë që Luanin e kanë vrarë.

Postimi i tij:

Në familje erdh lajmi që u vra Luani. Gjyshja na tha neve si fëmijë se Luani ka qenë në vikend në Kosovë e kah është kthyer për Shqipëri (sepse atje ishte në studime) e kanë vra se e ka kalu kufirin ilegalisht. (Ky ishte versioni që duhej thënë nëse na pyet dikush në fshat).
S’mujsha me besu. Shumë pak kohë kish kur ti Luan ishe në shtëpi te ne me Lahiun dhe thoshe po qysh ka mujt me e vra dikush? A e di çfarë Kallashi ka pas Luani?! Edhe revole. E Lahia ku paska qenë? 100 pyetje ia bëra vetes atë ditë.
Krejt çka maj mend prej teje si fjalë të fundit Luan, ishte: Herën tjetër kur të vij me Lahiun kam me ta pru edhe ty një armë veç mos mi kallxu kërkujt. Dhe, më kujtohet Luan, kur ma ke dhënë një herë kallashin tënd në dorë e, nga gëzimi që e preka, nuk kam fjet një javë.
Lavdi të qoftë! Ne vdesim, ti jo, Luan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 22-vjetori i rënies së heroit të kombit gjeneral…