Gazmend Syla përkujton masakrën e 1 dhe 2 prillit në qytetin e Gjakovës

02 prill 2019 | 20:40

Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka përkujtuar masakrën që ndodhi më 1 dhe 2 prill në qytetin e Gjakovës. 

“Se sa i rëndë ishte muaj prill për qytetin e Gjakovës tregon më së miri masakra e datës 1-2 prill, ku u vranë dhe masakruan 57 martirë pjesë e të cilëve kishte dhe fëmijë”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë i tij:

“Kush do të më kujtoj le të vij të më vizitoj” ishin vargjet e këngës që u këndua në përkujtim të njëzetvjetorit të masakrës që ndodhi në Bashkësinë e Parë Lokale në Gjakovë. Se sa i rëndë ishte muaj prill për qytetin e Gjakovës tregon më së miri masakra e datës 1-2 prill, ku u vranë dhe masakruan 57 martirë pjesë e të cilëve kishte dhe fëmijë. 

Gjakova ky qytet që dha shumë për lirinë, mbetet njëri prej vendeve më të shkatërruara në luftën e fundit.

Lavdi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdar Beqa, deputet i PDK-së dhe kryetar i Degës së…