GDP-ja nënshkruan marrëveshje me PSD-në e Kaqusha Jasharit
04 maj 2018
| 15:12
Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) kanë nënshkruar marrëveshje me Partinë Socialdemokrate (PSD) të Kaqusha Jasharit.
Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, Kaqusha Jashari.
“Në kafe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PSD (Partisë Socialdemokrate) dhe GDP (Grupi i Deputetëve Pavarur) për me vazhduar bashkë”, ka shkruar Jashari.
Në foton e publikuar nga Jashari shihen edhe shefi i grupit parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj.
/Epoka e re/