Gecaj dhe Emini vizitojnë Lipjanin, interesohen për menaxhminin e situatës me Covid-19

29 prill 2020 | 15:40

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj dhe zëvendësministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, kanë vizituar Komunën e Lipjanit, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Lipjan, kapiten Bashkim Bytyqi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen aktuale të menaxhimit të virusit Covid-19, aktiviteteve për përballimin e gjendjes në terren, si dhe për masat e ndërmarra në komunë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjithashtu në këtë takim është thënë se është i nevojshëm edhe një koordinim sa më i madh i të gjithë akterëve dhe krahas aktiviteteve të institucioneve dhe të policisë në nivel lokal,  një ndihmesë të madhe po e japin edhe  qytetarët të cilët po i zbatojnë udhëzimet dhe rekomndimet e institucioneve të shtetit.

Zëvendësministri Gecaj ka thënë se ashtu siç ka vepruar dhe vepron edhe me komunat tjera të vendit, do ta përkrahë në të gjitha mënyrat edhe Komunën Lipjanit, me qëllim të tejkalimit sa më shpejtë dhe me më pak pasoja këtë pandemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një asteroid, afërsisht 1.6 kilometra do të kalojë pranë Tokës…