Gecaj dhe Rugova bisedojnë për pandeminë Covid-19
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar komunën e Istogut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj është njoftuar nga kryetari Rugova me veprimet që janë duke u bërë nga kjo komunë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por edhe me angazhimin e institucioneve vendore, për menaxhimin e situatës me qëllim që virusi “Korona” të mos përhapet edhe më tej.
Në takim janë vlerësuar lartë angazhimet e Shtabit Emergjent Komunal, të policisë vendore, të mjekëve dhe të qytetarëve për përballimin e situatës.
Krahas kësaj, janë theksuar edhe disa vështirësi të cilat me një koordinim të përbashkët të strukturave vendore me ato qendrore janë dujke u përballuar me sukses.
Zëvendësministri Gecaj, duke elaboruar aspekte të situatës dhe të angazhimeve të institucioneve të nivelit qendror, para bashkëbiseduesve është zotuar se ai, dhe institucioni të cilin e përfaqëson do ta përkrahin në të gjitha mënyrat komunën e Istogut me qëllim të përballimit të kësaj gjendjeje.
Në komunën e Istogut zëvendësministri Gecaj është takuar edhe me strukturat udhëheqëse të stacionit policorë të kësaj komune, të cilat i përgëzoj për punën dhe angazhimin e madh që janë duke e bërë në këto rrethana të kësaj pandemie. (L.G: ‘Epoka e re’)