Gecaj i LDK-së thotë LV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka thumbuar Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes për deklaratën e tij se vijat e kuqe për PDK-në kanë vlejtur vetëm në vitin 2019.
Gecaj ka shkruar se me këto deklarata LV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në.
“Glauk Konjufca tha se ‘përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mosfavorizimi”, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e ‘parimeve’ VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Glauk Konjufca mbrëmë në një debat televiziv ka thënë se përjashtimi i koalicionit me PDK-në ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019.
“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mosfavorizimi”, ka thënë ndër të tjera Glauk Konjufca.