Gecaj: PDK-ja do ta luftojë korrupsionin, qytetarëve do t’ua stabilizojë jetën
Arben Gecaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet për këtë parti.
Ai ka deklaruar se “PDK-ja ka konstatuar një problem këto kohët e fundit dhe se ka dy qëllime”.
“Kemi dy qëllime që duam t’i arrijmë. Stabilizimi i jetës politike dhe normalizimi i Kosovës si shtet”, tha ai.
Tema për luftën kundër korrupsionit, tha ai, është temë që është aktualizuar tek të gjithë.
Gecaj, thotë se PDK-ja shoqërinë e Kosovës e ka shtyrë një hap më tutje.
“Sikur mos të ishin zgjedhjet, nuk e di a do të diskutohej kështu për korrupsionin”, ka thënë ai në “Rubikon” të “KTV”-së.
Vetëkritika, thotë ai, është e dukshme sepse debati që është instaluar në PDK, dhe pyetje kryesore aty është si është zhvilluar shteti sa udhëhiqte shtetin PDK-ja.
Gecaj, tha se PDK-ja do ta luftojë korrupsionin.
“PDK-ja këto vite ka bërë projekte të mëdha për Kosovën, e çoi veten përpara”, u shpreh ai.