Gecaj vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës
23 mars 2020
| 19:24
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar Inspektoratin Policorë të Kosovës, ku u prit nga kryeshefja ekzekutive e IPK-së, Miradije Kelmendi.
Me këtë rast kryeshefja Kelmendi pasi e uroi Gecajn për pozitën e zëvendësministrit, e njoftoi për aktivitetet, rezultatet dhe sfidat e Inspektoratit Policor të Kosovës, në ushtrimin e mandatit ligjor
Ndërsa zëvendësministri Gecaj vlerësoi lartë rolin e Inspektoratit Policor të Kosovës, si organ i pavarur dhe profesional në mbikëqyrjen dhe kontrollin e Policisë së Kosovës dhe njëherit premtoi mbështetjen e MBPAP-së, në fuqizimin e IPK-së, si një institucion i rëndësishëm në sundimin e ligjit në Kosovës.
/Epoka e re/