
Geci jep disa ide pasi Kurti e ftoi Abdixhikun në takim
Gani Geci, një eksponent i angazhuar për shumë vjet në terren për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se partia më e vjetër në vend duhet “t’i tregojë LV-së se nuk di të qeverisë” dhe “duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”.
Duke e komentuar letrën që kryetari i LV-së, Albin Kurti ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke e ftuar në një takim, Geci ka dhënë disa ide për një qeverisje të mundshme ndërmjet këtyre dy partive.
“Tani për LDK-në janë pajtuar të gjithë në Kosovë se LDK-ja e ka pasur programin më të mirë parazgjedhor nga të gjitha partitë, andaj mendoj se LDK-ja duhet t’i tregojë LV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program, nuk di të krijojë ura miqësie as me ndërkombëtarët as me shqiptarët, prandaj LDK-ja duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”.
“Të rritet koeficienti 150 euro që javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi parazgjedhor i LDK-së, dhe pastaj të flasin për ndarje pushtetesh”, ka shkruar Geci në “Facebook”.