Geci padit Pecin për shpifje

23 tetor 2024 | 08:34

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paditur për shpifje nga drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.

Geci pohon që Peci ka shpifur në foltoren e Kuvendit të Kosovës kur ka deklaruar se “Projekti për inventarizimi ne tokave bujqësore në vlerë prej 1.5 milion euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante që unë kam gjetur në Ministrinë e Bujqësisë., ….si rezultat i veprimeve që unë i kam ndërmarrë si ministër, pro edhe mekanizmat  e drejtësisë, aktualisht ish-Drejtori i Institutit Bujqësor është i suspenduar dhe me aktakuzë të ngritur be bashkë me të edhe 433 zyrtarë të tjerë për shkak të abuzimit flagrant që kanë bërë me këtë projekt”

Geci, i cili në ueb-faqen e IBK-së figuron ende si drejtor, kërkon një dëmshpërblim prej 45 mijë eurosh nga ministri, si dhe një kërkimfalje publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore është e vazhdueshme. Së…