Gega ia siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Lojërat Evropiane
25 qershor 2023
| 21:30
Luiza Gega e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Atletja shqiptare e arriti këtë sukses në vrapimin 3000 metra me pengesa. 34-vjeçarja medaljen e artë e siguroi falë rekordit që kishte vendosur prej 9:17.31 minuta në këtë garë. Për Shqipërinë është kjo medalja e dytë e artë në Lojërat Evropiane. Medalje të artë fitoi ditë më parë edhe karateisti, Alvin Karaqi.