Gega largohet nga drejtimi i Kukësit

10 shtator 2022 | 18:25

Skënder Gega nuk është më trajner i Kukësit. Strategu 58-vjeçar ka lajmëruar largimin përmes një fotoje ku i ka falënderuar të gjithë, për eksperiencës së dytë që pati me verilindorët.

Gega bëhet i trajneri i dytë pas Renato Arapit, që largohet këtë sezon, pas vetëm 4 javësh kampionat. Paraqitja e Kukësit në këto javë të para ishte shumë larg pritshmërive me kuksianët që nuk morën më shumë se dy barazime ndaj Tiranës dhe Teutës, ndërsa u mundën nga Vllaznia dhe Kastrioti.

“Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë”, u shpreh trajneri Gega.

Klubi menjëherë do të vihet në lëvizje për të gjetur pasuesin e 58-vjeçarit, në mënyrë që skuadra të përgatitet për takimin e radhës që do të jetë në “Kukës Arena” ndaj Partizanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbyllur 5 ndeshjet e Bundesligës dhe bie në sy…