Gega vendos rekord të ri në Francë

19 mars 2023 | 21:32

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15 minuta e 16 sekonda në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.

Gega përmirësoi kohën e saj me 23 sekonda, pasi më herët në gjysmë maratonën e 5 kilometrave shënonte 15:39. Për vetëm 2 sekonda, shqiptarja do  kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie.

Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës.…