Gëlltiti 116 gozhda dhe një kabllo të gjatë, pas intervenimit kirurgjik burri nga India shpëton
19 maj 2019
| 14:17
Hekuri pa dyshim se është një nga elementet kyçe për funksionimin e shëndoshë të organizimit të njeriut, mirëpo një burrë nga India duket se e ka kuptuar paksa gabim këtë çështje.
Ai për “drekë” kishte ngrënë 116 gozhda të çelikta, disa copëza të metalta dhe një kabllo të gjatë gjithashtu të çeliktë. Të gjitha këto mjekët janë detyruar t’i nxjerrin nga barku.
Kirurgu nga Bundi, qytet ky në Rajastan, mbeti i habitur kur i bëri rëntgenografinë dhe pa se në barkun e pacientit kishte shumë mjete të metalta.