Genc e Getoar Bujupi i drejtuan tri ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian

12 janar 2025 | 17:35

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë nisur me drejtimin e ndeshjeve evropiane për vitin 2025.

Në Varna të Bullgarisë, prej të premtes deri të dielën është zhvilluar faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të hendbollistëve për vitin 2028.

Tri ndeshje në këtë fazë kualifikuese i drejtuan gjyqtarët tanë, Genc e Getoar Bujupi.

Çifti Bujupi të premten e drejtoi ndeshjen Britania e Madhe – Malta, që përfundoi me fitoren 37:14 të britanikëve.

Të shtunën, gjyqtarët tanë e drejtuan ndeshjen Bullgaria – Malta. Bullgarët fituan 30:13.

Genc e Getoar Bujupi të dielën e gjykuan takimin Malta – Qipro. Qiproja fitoi me rezultat 43:18.

Paraqitja e dy gjyqtarëve tanë është vlerësuar. Çifti Bujupi pritet të delegohet për aktivitete ndërkombëtare edhe në javët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për…