Genc Hamiti, përforcimi i parë i Drenicës
Skuadra e Drenicës nga Skenderaj ka filluar të përforcohet për edicionin e ri futbollistik 2024/2025. Klubi kuqezi është përforcuar me mesfushorin e njohur Genc Hamiti, i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e këtij klubi.
“Me kënaqësi ju njoftojmë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Genc Hamiti, i cili rikthehet në ‘folenë e vjetër’ në kampin kuq e zi në arenën drenicase. Destinacioni i tij është ekipi i vendlindjes së tij dhe Genci tashmë do të jetë një futbollist i ri i ekipit tonë për edicionin 2024/25. Pas bisedimeve mes drejtueseve të klubit dhe lojtarit është arritur akordi, dhe lojtari do ta ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivit drejt Superligës”, thuhet në njoftimin e Drenicës.
Drejtuesit e klubit që bën gara në Ligën e Parë po punojnë vazhdimisht për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri dhe shumë shpejt priten edhe përforcime tjera.
/Epoka e re/