Genci Nimanbegu priti ambasadorin e Kosovës Skender Durmishi në vizitën e lamtumirës
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka pritur në një takim lamtumirës Ambasadorin e Republikes së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishin.
Nimanbegu ndër tjera ka thënë se ka pas nderin dhe kënaqësinë që këto tre vite të mandatit të tij të bashkëpunoj ngusht me ambasadorin Durmishi.
Sot kemi shprehur kënaqësin që mardhënijet ndërmjet dy shteteve sovrane janë duke u zhvilluar vazhdimisht dhe që ky është fakt i cili nga gëzon shumë.
Mbetet që të rriten përpjektjet për përmirsimin e lidhjeve infrastrukturore, rruga Plav Deçan si e rendesise primare; por edhe rritjen e këmbimit ekonomik.
U falenderova përzemërsisht Ambasadorit te parë të Kosovës në Mal të Zi për profesionalizmin e tij, shembullin e jashtëzakonshëm diplomatikë por çka është më e rëndesishme prezantimin dinjitozë të vendit të tij, çka mund të shërbej si shembull për të gjithë.
Faleminderit Ambasador dhe suksese ne sfidat e juaj të ardhme.
Ketu te ne do ta gjeni gjithmon derën e hapur, sepse ju e keni merituar këtë ka thënë ndēr tjera Nimanbegu.