Genevieve Darrieussecq viziton Kosovën
24 maj 2018
| 11:20
Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecq, do ta qëndrojë për vizitë në Prishtinë më 1 qershor.
Sipas një njoftimi të ambsadës së Francës në Kosovë, Darrieussecq do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë (te Komuna e re).
“Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës dhe Rrustem Berisha, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, është thënë njoftimin e ambasadës së Francës në Prishtinë.
/Epoka e re/