“Gënjeshtar”, Chiellini humor me Alban para penalltive (Video)
07 korrik 2021
| 16:43
Gorgio Chiellini njihet si një futbollist shumë i ashpër në veprimet mbrojtëse, teksa sulmuesit e kanë të vështirë për ta kaluar. Mbrojtësi italian ndërkohë ka edhe shumë humor dhe respekt për kundërshtarët.
Mbrëmjen e djeshme para goditjeve të 11-metërshave ndaj Spanjës, u pa një diskutim në kuadrin e humorit gjatë hedhjes së monedhës për vendin ku do të gjuhen penalltitë dhe goditësit e parë.
“Gënjeshtar” e quajti lojtari italian Jordi Alban në lidhje me zgjedhjen për vendin e ekzekutimit, teksa më pas ai fitoi sërish dhe filloi që ta përqafonte. Një veprim që ka bërë xhiron në rrjetet sociale.