Genoa e pret ‘krahëhapur’ Balotellin
14 tetor 2024
| 15:24
Sulmuesi Mario Balotelli mezi po pret të kthehet të luajë në Serie A. Së fundmi mediat italiane kanë theksuar se Genoa është në kërkim të Marios, kjo pas problemeve nga dëmtimet që kanë pasur së fundmi, skuadra e Alberto Gilardinos.
Edhe ish-trajneri i Grifonëve, Marco Nappi ka mbështetur mundësinë e afrimit të “Supermarios”.
“Mario Balotelli si futbollist nuk diskutohet. Ai mund të bëjë diferencën e të realizojë gola, pikërisht atë çka Genoa ka më shumë nevojë këtë sezon”.