Genoa shokon Juventusin në fundin e ndeshjes, përmbys gjithçka
Juventus pëson një humbje të papritur me përmbysje 1-2 në transfertën ndaj Genoas.
Skuadra torineze pasi siguroi pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm la pushim Danilon dhe De Ligt, ndërkohë Morata e nisi duelin nga stoli.
Fraksioni i parë u dominua nga ekipi i Allegrit, por nuk do të kishte asnjë gol. Në fillimin e pjesës së dytë, Dybala shënoi një super gol me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës.
Genoa nuk dorëzohet dhe luan shpresat e fundit për mbijetesë. Gudmundsson 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt do të shënonte golin e barazimit duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes torineze.
Kur dukej se shpresat ishin të pakta, vendasit fitojnë një penallti me Ekuban, ndërkohë që Criscitodo të realizonte nga pika e bardhë, një gol që shton shpresat për mbijetesë. Tashmë Genoa gjendet e treta nga fundi me 28 pikë.